Me shume rreth nesh

RAFTING NE KANIONET E OSUMIT

1. Rafting ne Kanionet e Osumit
Nese ju pelqen natyra dhe jeni kurioz rreth Shqiperise se paeksploruar, bashkohuni me ne!
Do te shkojme drejt qytetit te bukur e trashegimise te UNESCO-s te Beratit dhe per rafting ne Kanionet e Osumit, Skrapar..

Berati eshte nje shembujt e rralle arkitektonik te periudhes osmane ne Ballkan. Berati deshmon per bashkejetesen paqesore te komuniteteve te ndryshme fetare dhe kulturore ne Shqiperi permes shekujve. Nder atraksionet e saj eshte nje keshtjelle mesjetare, e njohur si "Kala", e cila eshte ndertuar ne shekullin e 13, edhe pse origjina e saj datojne qe nga shek 4 p.e.s.

Eksperienca
Gjate ketij udhetimi dy ditor, ne do te kombinojme natyren, aventure, adrenalinen, argetimin, relaksin, emocionet pozitive dhe miqesine. Rafting do te ofrojne nje eksperience te paharrueshme. Natyra perreth dhe tingujt qetesues te rrjedhes se lumit kombinuar me 8 ujevarat dhe panoramen spektakolare te Kanioneve 3 milion vjeçare do te krijojne aventure per te mos u harruar.

Profili i Destinacionit: Aventure, Kulture, Natyre

Profili i Vizitorit: Dashamires i Natyres, i autenticitetit dhe tradites dhe eksplorues
Pika terheqese: Natyre- lume, mal, kanion
Mireqenie- Sport
Kulturore - keshtjella ilire dhe mesjetare, kisha, xhami, ura mesjetare, gastronomi, etnografi, folklor

Profili i Aktivitetit: Eko-Turizem

Dita I
• Mberritja ne Berat
• Akomodimi ne hotel
• Darka tradicionale

Dita II
• Mengjesi
• Nisja drejt Skraparit
• Rafting ne Kanionet e Osumit+ Dreka e Paketuar
• Mbarimi i programit

UDHEZIME

 Ju duhet te keni veshur:

-Rroba banjo
-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv
 
Ju duhet te keni me vete:

-Peshqir
-Rroba te ngrohta per t’u nderruar
-Sandale/Atlete per t’i  nderruar ne fund te udhetimit
 
Castle Park siguron per çdo turist  pajisjet e meposhtme :

Kostum neoprene qe ruan konstante temperaturen e trupit
Xhup Termik
Jelek shpetimi
Skafandra

Albania Rafting Group zoteron  mjetet lundruese dhe guiden profesionale te specializuar per te gjitha keto lundrime. Kapaciteti per nje grup turistesh eshte 45 persona per 1 itinerar. Ne mund te zhvillojme gjate dites 2 itinerare rafting.

Kujdes!! Udhetimet e rafting janeshoqerimin e Guides Profesionale te liçensuar nga Federata Shqiptare e Rafting si vijon: http://www.fshr.al/sq/aktivitetet/kursi-i-formimit-profesional-fshr.

Cdo pjesemarres duhet te kete parasysh :
-    mosha mbi 7-75 vjec (personat nen moshen 18 vjec, duhet te jene te shoqeruar nga nje i rritur)
-    te dije not
-    te jete ne gjendje shendetsore te mire dhe te kete konsultuar mjekun pergjate vitit.
-    te kete nje peshe jo me te rende se 100 kg (s’ka kufij per nivelin e ulet) 
Ne menyre absolute, personi nuk duhet te kete semundjet dhe nderlikimet e meposhtme:
-    semundje kardiake te cdo lloj
-    hipertension
-    humbje ndjenash te cfaredolloj natyre
-    Probleme te shtylles kurrizore dhe sistemit muskulor, te ndikueshem ne uljen e mundesise fizike te veteshpetimit.
-    probleme me aparatin e frymemarrjes
-    probleme  nervore
-    shtatezani
-    probleme me shikimin (miopi e rende, shkeputje te retines, glaukomi )
-    te jete nen ndikimin e ilaceve farmaceutike, droges, alkoolit .
* Per sportin rafting te nivelit te ulet (Klasa II e veshtiresise), nuk eshte e nevojshme te dihet not, por duhet patjeter te jesh ne gjendje te mire shendetesore. Femijet mbi 7 vjec mund te marrin pjese, vetem nen shoqerimin e nje te rrituri.
KLASA III E RAFTING
"Perkufizimi Ujera te Lundrueshme me disa rrembesa: Ju mund te lageni nga sterkalat e ujit."
Rrembesa te rregullta, e lehte per t’u lundruar, mund te arrije ne 3 deri ne 4 metra ne lartesi. Shmangia e gureve, apo pengesa te tjera gjate kerkon manovrim te thjeshte.

Kjo pakete vjen me nje çmim promocional prej
Çmimi 40 Eur/person perfshin rafting dhe dreken e paketuar
Çmimi 50 Eur/person perfshin rafting, dreken e paketuar dhe transportin
Çmimi 80 Eur/person perfshin akomodimin ne hotel (1nate), darka, mengjesi, dreka e paketuar, rafting.
Çmimet e mesiperme nuk perfshijne TVSH.
Nese doni te kujdesemi ne per transportin, ju lutemi na informoni.

EKSPLORIM KANIONI Skrapar/Permet

1. Eksplorim Kanioni Skrapar/Permet
Kjo ekspedite ofrohet nga ARG, gjate muajit Korrik, Gusht, Shtator. Eksplorimi i kanionit zgjat 4 ore deri ne 5 ore, ne varesi te ritmit dhe perjetimit te grupit dhe pershkruhen 14 km me te bukur te Kanionit te Osumit, Skrapar ose te Kanionit te Lengarices dhe Ujerat Termale te Benjes. Kanionet kane nje ekosistem unik qe ju nuk duhet te humbisni pa e eksploruar te pakten nje here. Gjate ketij udhetimi nen shoqerimin e guides ARG, grupi perjeton aventura te ndryshme si ecje pergjate shtratit te lumit mes shpateve te kanionit; not ne pishinat naturale, ngjitje ne disa nga shtigjet e Kanionit. Gjate ekspedites shijohet nje dreke e paketuar e marre me vete nga Albania Rafting Group .
Periudha Korrik- Shtator
- Eksplorim Kanioni = 25 €/pers
- Eksplorim Kanioni + Transporti Berat/Permet- Kanion-Berat/Permet = 35 €/pers
- Rafting + Akomodimi ne hotel + Darka tradicionale + Transporti + Mengjesi = 65 €/pers

UDHEZIME
 Ju duhet te keni veshur:

-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv

 
Ju duhet te keni me vete:

- Peshqir
- Rroba te ngrohta per t’u nderruar ne fund te udhetimit rafting
- Sandale/Atlete per t’i  perdorur gjate eksplorimit
- Rroba banjo
- Krem anti diell
- Kapele
- Syze
- Sandale sportive ose atlete te forta per ecje ne lume
- Nje buzeqeshje

 
Albania Rafting Group siguron per çdo turist  pajisjet e meposhtme :

Kostum neopren qe ruan konstante temperaturen e trupit
Xhup Termik
Jelek shpetimi
Skafandra

Albania Rafting Group zoteron  mjetet lundruese dhe guiden profesionale te specializuar per te gjitha keto udhetime.

Kujdes!! Ju duhet te siguroheni qe gjate zbritjes se rafting te jeni nen shoqerimin e Guides Profesionale te liçensuar nga Federata Shqiptare e Rafting.

Çdo pjesemarres duhet te kete parasysh :
-    mosha mbi 5-95 vjec (personat nen moshen 18 vjec, duhet te jene te shoqeruar nga nje i rritur)

-  te jete ne gjendje shendetsore te mire dhe te kete konsultuar mjekun pergjate vitit.
-    te kete nje peshe jo me te rende se 100 kg (ky kufi vlen vetem per klasen II te rafting) 

Ne menyre absolute, personi nuk duhet te kete semundjet dhe nderlikimet e meposhtme:
-    semundje kardiake te cdo lloji
-    hipertension
-    humbje ndjenash te cfaredolloj natyre
-    probleme te shtylles kurrizore dhe sistemit muskulor, te ndikueshem ne uljen e mundesise fizike te veteshpetimit.
-    probleme me aparatin e frymemarrjes
-    probleme  nervore
-    shtatezani
-    probleme me shikimin (miopi e rende, shkeputje te retines, glaukomi )
-    te jete nen ndikimin e ilaceve farmaceutike, droges, alkoolit .

RAFTING VJOSE, PERMET

1. Rafting Vjosa, Permet
Nese ju pelqen natyra dhe jeni kurioz rreth Shqiperise se paeksploruar, bashkohuni me ne!
Do te shkojme per rafting ne qytetin e trendafilave te Permetit.

Eksperienca
Gjate ketij udhetimi ne do te kombinojme natyren, aventure, adrenalinen, argetimin, relaksin, emocionet pozitive dhe miqesine.
Lumi Vjosa eshte nje nga lumenjte e fundit “te eger” te Evropes. Ne rrugen e saj mbi 270 km, Vjosa e kristalte rrjedh e pandikuar ne menyre te natyrshme, e karakterizuar nga kanione te bukur, rrjedha te rrembyeshme, ishuj dhe kthesa qe krijojne gjarperime te mrekullueshme. Ne disa zona shtrati i lumit arrin nje gjeresi me shume se 2 km. Se bashku me deget e saj,Vjosa ofron nje ekosistem dinamik, pothuajse natyror. Ky ekosistem unikal ne kontinent, edhe pse i panjohur, perfaqeson nje trashegimi te vertete natyrore Europiane.
Per te gjithe ata qe duan te argetohen ne menyre aktive, programi yne ndryshon nga aktivitetet klasike. Qellimi yne nuk eshte qe te analizojme marredheniet tuaja por t’i permiresojme ato. Ne krijojme atmosfere te kendshme brenda grupit, me shume te qeshura dhe humor pafund.
- Pse eshte rafting nje veprimtari efektive per punen ne grup?
Konsideroni te gjithe elementet qe jane te perfshire ne çdo udhetim rafting: nje mjedis qe eshte shume piktoresk dhe i sigurte, emocionues dhe larg nga vendi normal i punes. Skuadrat e vogla te gomoneve, suksesi i te cilave bazohet ne parimet themelore te bashkepunimit, punes ne grup dhe varesise ndaj njeri-tjetrit jane gjithmone nen udheheqjen e nje guide profesionale.
Aventura ne Permet kombinon tre elemente thelbesore:
- Natyra: Zbritja e rafting ka nje orientim te forte mjedisor, edukues dhe njohes i natyres se Shqiperise;
- Sporti: Pjesemarresit marrin kenaqesi dhe nxiten drejt aktiviteteve sportive duke u larguar nga problematikat dhe sfidat e perditshmerise;
- Kulinari: Ju do keni mundesi te shijoni gatimet lokale me produktet e fresketa dhe natyrale te zones.

Profili i Destinacionit: Aventure, Natyre, Kulinari

Profili i Vizitorit: Dashamires i natyres, i autenticitetit dhe tradites dhe eksplorues
Pika terheqese: Natyre- lume, mal, kanion
Mireqenie- Sport
Profili i Aktivitetit: Eko-Turizem
Niveli i Rafting: Klasa II me disa rrembesa te klases III (i perballueshem nga te gjithe personat me gjendje te mire shendetesore).
Madhesia e grupit: Ne mund te shoqerojme deri ne 3 grupe ne dite. Nje grup mund te jete deri ne 60 persona.

Dita I
• Nisja drejt qytetit te Permetit
• Akomodimi ne hotel
• Vizite ne Kanionin e Lengarices dhe River Hiking
• Darke tradicionale & festive

Dita II
• Mengjesi
• Rafting ne lumin Vjosa
• Dreka barbecue
• Largimi nga Permeti

• Çmimi 40 Eur/person perfshin rafting dhe dreken e paketuar
• Çmimi 50 Eur/person perfshin rafting, dreken e paketuar dhe transportin
• Çmimi 80 Eur/person perfshin akomodimin ne hotel (1nate), darka, mengjesi, dreka e paketuar, rafting.
• Çmimi 110 Eur/person perfshin rafting, vizite ne Kanionin e Lengarices dhe Banjot termale ne Benje, darken tradicionale & festive, mengjesin dreken barbecue, akomodimin ne hotel ne Permet.
Çmimet e mesiperme nuk perfshijne TVSH.
Nese doni te kujdesemi ne per transportin, ju lutemi na informoni.

UDHEZIME
 Ju duhet te keni veshur:

-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv

 
Ju duhet te keni me vete:

- Peshqir
- Rroba te ngrohta per t’u nderruar ne fund te udhetimit rafting
- Sandale/Atlete per t’i  perdorur gjate rafting
- Rroba banjo
- Krem anti diell
- Kapele
- Syze
- Sandale sportive ose atlete te forta per ecje
- Xhakete te lehte sportive
- Nje buzeqeshje

 
Albania Rafting Group siguron per çdo turist  pajisjet e meposhtme :

Kostum neopren qe ruan konstante temperaturen e trupit
Xhup Termik
Jelek shpetimi
Skafandra

Albania Rafting Group zoteron  mjetet lundruese dhe guiden profesionale te specializuar per te gjitha keto udhetime.

Kujdes!! Ju duhet te siguroheni qe gjate zbritjes se rafting te jeni nen shoqerimin e Guides Profesionale te liçensuar nga Federata Shqiptare e Rafting.

Çdo pjesemarres duhet te kete parasysh :
-    mosha mbi 5-95 vjec (personat nen moshen 18 vjec, duhet te jene te shoqeruar nga nje i rritur)

-  te jete ne gjendje shendetsore te mire dhe te kete konsultuar mjekun pergjate vitit.
-    te kete nje peshe jo me te rende se 100 kg (ky kufi vlen vetem per klasen II te rafting) 

Ne menyre absolute, personi nuk duhet te kete semundjet dhe nderlikimet e meposhtme:
-    semundje kardiake te cdo lloji
-    hipertension
-    humbje ndjenash te cfaredolloj natyre
-    probleme te shtylles kurrizore dhe sistemit muskulor, te ndikueshem ne uljen e mundesise fizike te veteshpetimit.
-    probleme me aparatin e frymemarrjes
-    probleme  nervore
-    shtatezani
-    probleme me shikimin (miopi e rende, shkeputje te retines, glaukomi )
-    te jete nen ndikimin e ilaceve farmaceutike, droges, alkoolit .

RAFTING PER TE GJITHE

A keni menduar ndonjehere te provoni pervojen unike te rafting edhe pse mund te jeni fillestare dhe te ndiheni te pasigurt ? Ja se çfare do t’ju ndodh ne qoftese ju do te na besoni ne kete organizim te radhes RAFTING PER TE GJITHE, itinerari Jaupas – Mbrakull, Berat. Skuadra takohet ne Berat dhe grupi bashkohet per t’u nisur ,me makinat tona drejt Buzuqit. Para nisjes se aventures grupi udhezohet nga nje "leksion" per te gjitha teknikat dhe truket e nevojshme per t’u perdorur gjate rafting. Te gjithe jane te perfshire ne menyre aktive ne zhvillimin rafting duke perdorur fuqine e rremimit dhe lopaten, duke ndjekur dhe zbatuar porosite dhe komandat e sakta te Guides Profesionale. ARG eshte e ndjeshme ndaj nevojave qe te gjitha familjet kane:nje eksperience unike qe kujdeset dhe per portofolin tuaj. Niveli veshtiresie grada II-III. Mosha minimale eshte nga 5 vjeç e shoqeruar nga nje prind, deri ne 99 vjet.

Paketat e mundshme:
- Rafting = 30 €/pers
- Rafting + Transporti Berat-Buzuq-Berat = 35 €/pers
- Rafting + Akomodimi ne hotel + Darka tradicionale + Transporti Berat-Buzuq-Berat + Mengjesi =65 €/pers

Hydrospeed Albania - Sporti me i ri i lumit ne Shqiperi!

Rrethohu nga natyra! Vetem per vetem me lumin, ti do te ndjesh fuqine e jashtezakonshme te ujit, dhe do jetosh si nje delfin duke u perballur me rrembesat plot adrenaline dhe pamjet spektakolare te lugines e vargmaleve perreth.
Hydrospeed (Shpejtesi e ujit) eshte nje sport rekreativ qe ushtrohet ne ujera te rrembyeshem. Nga disiplinat lumore te lindura rishtazi. Te perjetosh lumin Vjosa nepermjet Hydrospeed eshte nder eksperiencat me emocionuese. Ti ndjen fuqine e lumit dhe behesh protagonist i nje aventure te vertete.
Nuk eshte e veshtire dhe nuk ka nevoje per shume force, thjesht duhet te ndjekesh rrjedhen e lumit dhe udhezimet e instruktorit i cili do te shpjegoje manovrat themelore per te bere ne menyre te sigurte zbritjen ... pjesa tjeter varet plotesisht nga Ti!
Rekomandohet padiskutim per personat qe kane nje maredhenie te mire me ujin. Megjithate eshte e pershtatshme edhe per hezituesit, sigurisht nen mbikqyrjen vigjilente te guides profesionale te Federates Shqiptare te Rafting.
Lumenjte: Vjosa, Permet (Periudha Qershor-Tetor )
Osum, Berat (Periudha Mars – Qershor)
Gjatesia: Rreth 5 km
Kohezgjatja: Rreth 2 ore
Niveli : Normal (I pershtatshem per te gjithe personat me nje gjendje te mire shendetesore dhe qe dine te notojne)
Mosha: 15 vjeç e siper. Personat nen 18 vjeç duhet te jene te shoqeruar nga nje i rritur
Pesha: deri ne 100 kg
Madhesia maksimale e grupit: deri ne 9 persona
Shpeshtesia ne 1 dite: deri ne 4 grupe
Gjate Hydrospeed duhet te veshesh:
1. Rroba banjo
2. Atlete te perdorura/ Kepuce neoprene
Duhet te kesh me vete:
1. Peshqir
2. Rroba per t’u nderruar pas aventures
3. Sandale/atlete per t’I nderruar pas Hydrospeed
Albania Rafting Group do te vere ne dispozicionin tend:
1. Pajisjen e Hydrospeed
2. Lopatat e kembeve
3. Kostumin neoprene 5mm (kominoshe & xhakete)
4. Skafandra
5. Jeleke Shpetimi
6. Guiden Profesionale
Paketat: 50 Eur/person perfshire transportin nga qyteti ne lume, hydrospeed, dreka barbecue
75 Eur/person perfshire transportin nga qyteti ne lume, hydrospeed, dreka barbecue, darka tradicionale, akomodimi, mengjesi .
*Keto jane çmime promocionale per te nxitur frymen e sportit dhe aktiviteteve ne natyre!
Albania Rafting Group organizon aktivitete sportive ne perputhje me parimet e qendrueshmerise, mbrojtjes se mjedisit dhe ruajtjen e natyres.

Karvan me mushka drejt malit te shente te Tomorrit

Nese doni te vizitoni nje nga malet me madheshtore te Shqiperise dhe te perjetoni bekimin dhe harmonine nga faltorja e perendive duke zoteruar nje pamje te gjithe horizontit bashkohuni me ne ne shetitjen me mushka drejt malit te Tomorrit. Gjate periudhes antike dhe mesjetare dhe ne letersine romantike ky mal eshte perfytyruar si Olimpi i Shqiptareve dhe shtepia e zanave te maleve, Orakulli qe parathote te ardhmen e kombit.
Dita I
• Mberritja ne hotel Castle Park Berat
• Darka festive
Dita II
• Mengjesi
• Nisja drejt fshatit Tomor me fuoristrada
• Takimi me cobanet me mushka
• Ecje drejt kalase se Tomorit me mushka
• Piknik ne luginat perrallore te malit
• Kthimi ne Berat & mbarimi i programit
INSTRUKSIONE
Ju duhet te keni veshur & me vete
• Veshje te lehta dhe shume te ngrohta
• Kepuce/atlete per ecje, te forta dhe te parreshqitshme
• Kapuc, dorashka, shall
• Krem mbrojtes ndaj rrezeve te diellit
• Nje buzeqeshje
Te gjitha veshjet dhe sendet tuaja personale te jene ne nje cante e cila mund te transportohet lehte me mushka.

Paketa:
I.50 Eur / person perfshire transportin nga qyteti per ne mal, karvan me mushka dhee hiking, vizite ne nje familje te fshatit, dhe dreke piknik me produkte natyrale;
II. 90 Eur / person perfshire transportin nga qyteti per ne mal, karvan me mushka dhe hiking, vizite ne nje familje lokale, dreke piknik, akomodim, darke tradicionale.
Udhetimi mundesohet çdo dite te javes per grupe jo me te vogla se 4 persona.

Kamping dhe hiking

Tomori eshte eshte mali me impozant ne Shqiperine e Jugut. Me majen me te larte 2416 metra, ai ngrihet vetmitar ne nje rrafshine pa fqinje qe ta rivalizojne dhe zoteron keshtu pamjen nga te gjitha pikat e horizontit. 

Nga kulti pagan i majave te larta, i perhapur ne gjithe Shqiperine, kulti i malit te Tomorit ka mbijetuar ne rrjedhe te shekujve e te nderrimeve fetare. Duke gezuar nje [[prestigji|prestigj te veçante ne boten shqiptare, ai ka fituar atributin e malit te shenjte. Fakti qe ky mal ne gojedhenen popullore, ne periudhen antike e mesjetare dhe ne letersine romantike perfytyrohet si Olimpi shqiptar, besohet se eshte deshmi e njesise kulturore ballkanike.
Programi ekzkluziv 2 ditor kamping dhe hiking perfshin:
Transporti ne piken e fillimit (Fshati Dardhe) me 4x4
Dreka piknik
Darka Barbecue
Mengjesi
Dreka ne nje familje fshati / piknik
Tenda (te pajisura plotesisht) dhe kamping
Zjarr I madh
Mushka per transportimin e materialeve
Guida profesionale

UDHEZIME
Ju duhet te keni veshur dhe te merrni me vete
Veshje te ngrohta te lehta
Kepuce / atlete per ecje, te forta dhe pa-rreshqitshme
Kapele dhe xhup te ngrohte per ne maje
Krem mbrojtes ndaj rrezeve te diellit
Nje buzeqeshje
* Te gjitha rrobat tuaja dhe sendet personale duhet te jene ne nje çante te vogel per t'u transportuar lehte.

Çmimi: 100 Eur / person

Hiking ne Tomorr

Hiking drejt malit te shenjte te Tomorrit mes bukurise dhe natyres se eger te majave te thepisura.
Dita I
Mberritja ne Berat dhe akomodimi ne hotel
Darka festive
Dita II
MengjesI
Nisja per ne fshatin Dardhe me 4X4
Hiking drejt Çukes Partizan
Piknik ne luginat e malit
Kthimi ne Berat dhe fundi i programit
UDHEZIME
Ju duhet te keni veshur dhe te merrni me vete
Veshje te ngrohta te lehta
Kepuce / atlete per ecje, te forta dhe pa-rreshqitshme
Kapele dhe xhup te ngrohte per ne maje
Krem mbrojtes ndaj rrezeve te diellit
Nje buzeqeshje
* Te gjitha rrobat tuaja dhe sendet personale duhet te jene ne nje çante te vogel per t'u transportuar lehte.
Paketa:
I.50 Eur / person perfshire transportin nga qyteti per ne mal, hiking, vizite ne nje familje te fshatit, dhe dreke piknik me produkte natyrale;
II. 85 Eur / person perfshire transportin nga qyteti per ne mal, hiking, vizite ne nje familje lokale, dreke piknik, akomodim, darke tradicionale.
Udhetimi mundesohet çdo dite te javes per grupe jo me te vogla se 4 persona.

Back to Top