Rrethohu nga natyra! Vetëm për vetëm me lumin, ti do të ndjesh fuqinë e jashtëzakonshme të ujit, dhe do jetosh si një delfin duke u përballur me rrëmbesat plot adrenalinë dhe pamjet spektakolare të luginës e vargmaleve përreth.
Hydrospeed (Shpejtësi e ujit) është një sport rekreativ që ushtrohet në ujëra të rrëmbyeshëm. Nga disiplinat lumorë të lindura rishtazi. Të përjetosh lumin Vjosa nëpërmjet Hydrospeed është ndër eksperiencat më emocionuese. Ti ndjen fuqinë e lumit dhe bëhesh protagonist i një aventure të vërtetë.

Nuk është e vështirë dhe nuk ka nevojë për shumë forcë, thjesht duhet të ndjekësh rrjedhën e lumit dhe udhëzimet e instruktorit i cili do të shpjegojë manovrat themelore për të bërë në mënyrë të sigurtë zbritjen ... pjesa tjetër varet plotësisht nga Ti!
Rekomandohet padiskutim për personat që kanë një marëdhënie të mirë me ujin. Megjithatë është e përshtatshme edhe për hezituesit, sigurisht nën mbikqyrjen vigjilente të guidës profesionale të Federatës Shqiptare të Rafting.

Lumenjtë: Vjosa, Përmet (Periudha Qershor-Tetor )
Osum, Berat (Periudha Mars – Qershor)
Gjatësia: Rreth 5 km
Kohëzgjatja: Rreth 2 orë
Niveli : Normal (I përshtatshëm për të gjithë personat me një gjendje të mirë shëndetësore dhe që dinë të notojnë)
Mosha: 15 vjeç e sipër. Personat nën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur
Pesha: deri në 100 kg
Madhësia maksimale e grupit: deri në 9 persona
Shpeshtësia në 1 ditë: deri në 4 grupe

Gjatë Hydrospeed duhet të veshësh:
1. Rroba banjo
2. Atlete të përdorura/ Këpucë neoprene

Duhet të kesh me vete:
1. Peshqir
2. Rroba për t’u ndërruar pas aventurës
3. Sandale/atlete për t’I ndërruar pas Hydrospeed

Albania Rafting Group do të vërë në dispozicionin tënd:
1. Pajisjen e Hydrospeed
2. Lopatat
3. Kostumin neoprene 5mm (kominoshe & xhaketë)
4. Skafandra
5. Jelekë Shpëtimi
6. Guidën Profesionale

Paketat: 30 Eur/person përfshirë transportin nga qyteti në lumë, hydrospeed, dreka barbecue
55 Eur/person përfshirë transportin nga qyteti në lumë, hydrospeed, dreka barbecue, darka tradicionale, akomodimi, mëngjesi .

*Këto janë çmime promocionale për të nxitur frymën e sportit dhe aktiviteteve në natyrë!

Albania Rafting Group organizon aktivitete sportive në përputhje me parimet e qëndrueshmërise, mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjen e natyrës.