Një largim energjik drejt pasurisë së UNESCO-s Berati dhe rafting në Osum

Nëse ju pëlqen natyra dhe jeni kurioz rreth Shqiperisë së paeksploruar, bashkohuni me ne!
Do të shkojmë drejt qytetit të bukur e trashëgimisë të UNESCO-s të Beratit dhe për rafting në luginën e hapur të lumit Osum, itinerari Jaupas-Mbrakull.

Berati është një nder shembujt e rrallë arkitektonik të periudhës osmane në Ballkan. Berati dëshmon për bashkëjetesën paqësore të komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore në Shqipëri përmes shekujve. Ndër atraksionet e saj është një kështjellë mesjetare, e  njohur si "Kala", e cila është ndërtuar në shekullin e 13, edhe pse origjina e saj datojnë që nga shek 4 p.e.s.

Eksperienca
Gjatë këtij udhëtimi dy ditor, ne do të kombinojmë natyrën, aventurë, adrenalinën, argëtimin, relaksin, emocionet pozitive dhe miqësinë. Rafting do të ofrojnë një eksperiencë të paharrueshme. Natyra përreth dhe tingujt qetësues të rrjedhës së lumit kombinuar me disa rrëmbesa adrenalinë do të krijojnë një për të krijuar një udhëtim të veçantë.

Profili i Destinacionit: Aventurë, Kulturë, Natyrë

Profili i Vizitorit: Dashamirës i Natyrës, i autenticitetit dhe traditës dhe eksplorues
Pika tërheqëse: Natyrë- lumë, mal, Mirëqenie- Sport,Kulturorë - kështjella ilire dhe mesjetare, kisha, xhami, ura mesjetare, gastronomi, etnografi, folklor
Profili i Aktivitetit: Eko-Turizëm

Dita I - data 13/14 Mars
• Transporti nga Tirana në Berat
• Akomodimi në hotel Castle Park
• Vizitë në Kalanë e Beratit dhe Muzeun Onufri
• Darkë tradicionale në restorant Castle Park me valle dhe këngë folklorike

Dita II - data 14/15 Mars
• Mëngjesi
• Nisja drejt Jaupasit, lumi Osum
• Rafting në lumin Osum
• Drekë me produkte lokale
• Nisja për në Tiranë
• Fundi i programit

UDHËZIME

Ju duhet të keni veshur:

-Rroba banjo
-Atlete të vjetra, sandale të mbyllura
-Kostum sportiv

Ju duhet të keni me vete:

-Peshqir
-Rroba të ngrohta për t’u ndërruar
-Sandale/Atlete për t’i  ndërruar në fund të udhëtimit

Castle Park siguron për çdo turist  pajisjet e mëposhtme :

Kostum neoprene që ruan konstante temperaturën e trupit
Xhup Termik
Jelek shpëtimi
Skafandra

Castle Park në bashkëpunim me Albania Rafting Group zotëron  mjetet lundruese dhe guidën profesionale të specializuar për të gjitha këto lundrime. Kapaciteti për një grup turistësh është 45 persona për 1 itinerar. Ne mund të zhvillojmë gjatë ditës 2 itinerare rafting.

Kujdes!! Udhëtimet e rafting janë në shoqërimin e Guidës Profesionale të liçensuar nga Federata Shqiptare e Rafting si vijon :

Cdo pjesëmarrës duhet të ketë parasysh :
-    mosha mbi 7-75 vjec (personat nën moshën 18 vjec, duhet te jene të shoqëruar nga   një i rritur)
-    të dijë not
-    të jetë në gjendje shëndetsore të mirë dhe të ketë konsultuar mjekun përgjatë vitit.
-    të ketë një peshë jo më të rendë se 100 kg (s’ka kufij për nivelin e ulët)
Në mënyrë absolute, personi nuk duhet të ketë sëmundjet dhe ndërlikimet e mëposhtme:
-    sëmundje kardiake të cdo lloj
-    hipertension
-    humbje ndjenash të cfarëdolloj natyre
-    Probleme të shtyllës kurrizore dhe sistemit muskulor, të ndikueshëm në uljen e mundësisë fizike të vetëshpëtimit.
-    probleme me aparatin e frymëmarrjes
-    probleme  nervore
-    shtatëzani
-    probleme me shikimin (miopi e rënde, shkëputje te retines, glaukomi )
-    të jetë nën ndikimin e ilaceve farmaceutike, drogës, alkoolit .
* Për sportin rafting të nivelit të ulët (Klasa II e vështirësisë), nuk është e nevojshme të dihet not, por duhet patjetër te jesh ne gjendje të mire shëndetësore. Fëmijët mbi 7 vjec mund të marrin pjesë, vetëm nën shoqërimin e një te rrituri.
KLASA II  E RAFTING
"Përkufizimi Ujëra të Lundrueshme me disa rrëmbesa: Ju mund të lageni nga stërkalat e ujit."
Rrëmbesa të rregullta, e lehtë për t’u lundruar, mund të arrijë në 3 deri në 4 metra në lartësi. Shmangia e gurëve, apo pengesa të tjera gjatë kërkon manovrim të thjeshtë.

Kjo paketë vjen me një çmim promocional prej 65 Eur/personpërfshirë transportin nga Tirana dhe kthimin në Tiranë, akomodimin në hotel, darka, mëngjesi, dreka dhe rafting.