A keni menduar ndonjehere te provoni pervojen unike te rafting edhe pse mund te jeni fillestare dhe te ndiheni te pasigurt ? Ja se çfare do t’ju ndodh ne qoftese ju do te na besoni ne kete organizim te radhes RAFTING PER TE GJITHE, itinerari Jaupas – Mbrakull, Berat. Skuadra takohet ne Berat dhe grupi bashkohet per t’u nisur ,me makinat tona drejt Buzuqit. Para nisjes se aventures grupi udhezohet nga nje "leksion" per te gjitha teknikat dhe truket e nevojshme per t’u perdorur gjate rafting. Te gjithe jane te perfshire ne menyre aktive ne zhvillimin rafting duke perdorur fuqine e rremimit dhe lopaten, duke ndjekur dhe zbatuar porosite dhe komandat e sakta te Guides Profesionale. ARG eshte e ndjeshme ndaj nevojave qe te gjitha familjet kane:nje eksperience unike qe kujdeset dhe per portofolin tuaj. Niveli veshtiresie grada II-III. Mosha minimale eshte nga 5 vjeç e shoqeruar nga nje prind, deri ne 99 vjet.

Paketat e mundshme:
- Rafting = 30 €/pers
- Rafting + Transporti Berat-Buzuq-Berat = 35 €/pers
- Rafting + Akomodimi ne hotel + Darka tradicionale + Transporti Berat-Buzuq-Berat + Mengjesi =65 €/pers