Kanionet e Osumit,Skrapar kane nje gjatesi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato jane formuar 2-3 milione vite me pare nga erozioni i ujit qe deperton thelle ne toke.Pergjate gjithe grykes ka mjaft kalime nentokesore dhe shpella te paeksploruara. Ka hamendje se kanionet kane sherbyer kohe me pare si nenkalime mbi lumin e Corovodes, por me kalimin e shekujve, tavanet e nenkalimeve nenujore jane shembur duke nxjerre dhe formezuar nje tjeter reliev, sot kete kanion.Ne gjirin e ketij kanioni, qe pershkrohet nga lumi Osum, ne te dy krahet e tij rrjedhin ujvara nga fshatra te ndryshme, te cilat kalojne ne nje sistem shkembor. Kanioni si origjine, me i madhi ne Shqiperi, eshte nder me fantastiket ne Europe, i karakterizuar keshtu dhe nga studiuesit europiane, gjeografe qe kane ardhur ne zone.Ky kanion ka bukurine mahnitese edhe per ekosistemin qe ruan ne vetvete, ku gjelberimi ne te dy krahet gjate shpateve te kanionit, eshte i perhershem. Shkurre mesdhetare me bimesi si marja, shqopa etj me nje bote te pasur te gjalle dhe peshq te kategorive nga me te ndryshme te ruajtura ne themelet e lumit Osum.Ne shpatet e te dy kraheve te kanionit, veprimtaria erozive e faktoreve te jashtem ka krijuar nje sere shkembinjsh, nga me te rrallet te gjendur ne kanionet shqiptare.
Ne Kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni ne shtratin e lumit merr nje ngushtesi deri ne 1.5 m, ndersa hapesira lart ne siperfaqe shkon deri ne 35 m.Gerryerjet nder vite i kane dhene formen e ngrehines natyrore te kultit.
Ne video-n me poshte 30 sekonda nga magjia e kanioneve: