Idete e para persa i perket zhvillimit te sportit rafting ne Shqiperi lulezuan ne vitin 1985, kur Zamo Spathara, sot President i Federates Shqiptare Rafting, shkoi ne fshatin Hambull, Skrapar, prane lumit Osum. Nje aventure e vogel nisi menjehere, me ane te komerdareve te gomave te kamionave, te cilat per here te pare kaluan neper kanionet e Osumit, nje vend perralle, me natyre te virgjer dhe bukuri marramendese. Zamo Spathara ne vitin 1991 shkoi ne mergim ne Itali, ku ai vazhdoi pasionin e tij te thelle per sportin e rafting duke u aktivizuar ne Qender Trajnimi Profesional dhe rikthehet ne Shqiperi ne 1995 per te kryer investime te rendesishme ne fushen e turizmit.
Ishte pikerisht kjo aventure e vogel, filluar nga endrra e nje njeriu te vetem, e pasuar nga veprimet e palodhura te qindra te rinjve plot besim te cilet bene te mundur prezantimin e Shqiperise Tjeter, nje vend per t’u eksploruar, ne mes te Europes.

Ja nje mini-dokumentar mundesuar nga USAID/Albania rreth historise se rafting ne Shqiperi