1. Hyrje

Berati është një nga rajonet me potencialin më të madh për turizëm në Shqipëri. Ato që Berati ofron përsa i përket vlerave kulturore, gastronomisë dhe mikpritjes janë të mirënjohura në Shqipëri dhe pjesërisht në rajon. Berati, duke qënë një prej destinacioneve të trashëgimisë kulturore të shpallura nga UNESCO, ofron një përvojë të veçantë me monumentet e saj kulturore, natyrore dhe njerëzore. Këto përvoja përbëjnë një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë. Berati akutalisht vazhdon të tërheqë një numër vizitorësh në rritje nga Shqipëria dhe më tej, veçanërisht pas regjistrimit të tij në listën e trashëgimisë botërore nga UNESCO. Në vitin 2014 Berati ka pritur rreth 47,000 vizitorë (burimi: Bashkia Berat).

Albania Rafting Group zhvillon këtë projekt të mundësuar nga RisiAlbania dhe në partneritet të ngushtë me Bashkinë Berat, BID Berat, Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë.

Albania Rafting Group (ARG) është organizata e parë turistike rinore në Shqipëri e cila ktheu pasionin për sportin dhe natyrën në një mision. Misioni i ARG është të promovojë zhvillimin e Shqipërisë nëpërmjet rafting me standarte ndërmkombëtare, në përputhshmëri të plotë respektin për natyrën dhe mjedisin. Nëpërmjet aktiviteteve të saj, ARG ka ndihmuar në zhvillimin e turizmit aventurë të qëndrueshëm duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh turistësh duke i rritur kohën e qendrimit në Shqipëri. ARG ka vazhduar të gjenerojë të ardhura për turizmin lokal. Ndërkohë që mbron me fanatizëm vlerat autentike të zonës, ajo ka krijuar vende të reja pune nëpërmjet trajnimeve e rritjes së kapaciteteve të të rinjve në drejtim të aktiviteteve rekreative turistike.

1.1 Objektivat e Kërkesës

Objektivat e përgjithshme të projektit janë krijimi i mjeteve të nevojshme për komunikimin marketing në funksion të industrisë së turizmit në Berat në mënyrë që të arrihet rritja e mëtejshme e vizibilitetit të rajonit si një destinacion turistik dhe të lehtësojë komunikimin marketing dhe promocionin e zonës, me qëllim rritjen e shitjeve të shërbimeve dhe produkteve turistike nga operatorët lokalë.

Objektiva kryesore e kësaj kërkese për propozime është të identifikojë kompani/individë të cilat mund të përzigjedhen nga ARG për të dizenjuar dhe implementuar një identitet vizual dhe imazh për qyetit e Beratit.

1.2 Puna kreative e krijimit të markës turistike të Beratit

Faza 1

- Krijimi i logos turistike të Beratit
- Krijimi i identitetit vizual te Beratit (tema e ngjyrave, tipografia, etj.)
- Krijimi i manualit të përdorimit të identitetit vizual dhe logos
- Dizenjimi i modeleve të materialeve bazë promocionale dhe kancelerike institucionale
- Kokë letre A4
- Baner promocional
- Nënshkrim email-i ( Email Signature)
- Dizenjimi i materialeve promocionale për produktet e tipit suvenir të ideuara dhe prodhuara gjatë kohëzgjatës së këtij projekti si më poshtë:
- Etiketa produktesh
- Paketim produktesh

Faza 2
- Dizenjimi i një broshure informative turistike të rajonit të Beratit (16-20 faqe)

Në këtë kërkesë për propozime i cili ka për qëllim gjetjen e imazhit ideal për Beratin, aplikuesit janë të lutur të dorëzojnë vetem logon (identitetin vizual) të Beratit. Bazuar mbi dorëzimin e kësaj pune dhe përzgjedhjen e fituesit, do të vijohet dhe më zhvillimin e zërave të tjerë të cilët përfshin kërkesa si më parë.

2. Instruksionet e Propozimit

2.1 Individë/kompani

Pas përfundimit të konkursit, fituesi pritet të fillojë punën për fazen 1 në datë 17 nëntor. Ndërkohë ARG do të pajisë fituesin me materialet e nevojshme për vazhdimin e fazës 2 deri më 15 Dhjetor 2015.

Puna për zhvillimin e identitetit vizual dhe logos turistike të Beratit (faza 1) do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me ARG i cili do të ofrojë të gjithë ndihmën dhe fidbekun e nevojshëm për realizimin sa më mirë të punës.

2.2 Elementët grafikë

Zgjidhjet grafike të propozuara duhet të marrin në konsideratë konstatimet e mësipërme, veçanërisht kontekstin kreativ, fjalët kyçe dhe audiencën predominuese.

Identiteti vizual i Beratit duhet të mendohet për përdorim prioritar në komunikimet online si faqe ëebi, rrjete sociale, banera, etj. Gjithashtu logoja do të integrohet edhe nëpër publikime të tjera të operatorëve turistikë lokalë si edhe palëve të treta të interesuara në përdorimin e saj. Si e tillë ajo duhet të jetë lehtësisht e integrueshme pa kontrastuar fort me publikimet ku do të qëndrojë.

Identiteti vizual i Beratit duhet menduar si element i dukshëm, lehtësisht i identifikueshëm dhe i memorizueshëm, por njëkohësisht si emëruesi më i vogël i përbashkët i të gjithë komunikimeve të ardhshme marketing të shumë aktorëve në industrinë e turizmit të lidhur me këtë rajon.

2.3 Ngjyrat, Tipografia dhe Linjat e Përgjithshme

Identititeti i Markës duhet të paraqesë zgjidhje konkrete dhe të argumentojë zgjidhjen tipografike, ngjyrat dhe linjat kryesore të përdorura për imazhin e sjellë. Zgjidhjet tipografike duhet të përfshijnë tipografinë artistike dhe zyrtare të markës. Ngjyrat gjithashtu duhet të jenë të mirë-përcaktuara dhe të argumentuara.

2.4 Autorësia

Të gjithë krijimet e zhvilluara mbajnë të drejtën e autorësisë të ARG dhe Bashkia Berat.

3. Oferta teknike – Individë/kompani

Individët apo firmat e interesuar duhet të përfshijnë informacionin e mëpposhtëm bashkangjitur propozimit:

Dizajni i logos ( Identitetit vizual) së Beratit
Shpjegim I detajuar I arsyetimit përsë organizata/firma ka propozuar logon në fjalë si përfaqësuese të Beratit.
Profili
Eksperienca e punës
Portofol punimesh
CV-te

4. Oferta Financiare

Së bashku me dorëzimin e propozimit ju lutemi të plotësoni dhe tabelën financiare si më poshtë:

Zëri/ Përshkrimi
Çmimi (LEK)
- Krijimi i logos turistike të Beratit
- Krijimi i identitetit vizual te Beratit (tema e ngjyrave, tipografia, etj.)
- Krijimi i manualit të përdorimit të identitetit vizual dhe logos
- Dizenjimi i modeleve të materialeve bazë promocionale dhe kancelerike institucionale
- Kokë letre A4
- Baner promocional
- Nënshkrim email-i ( Email Signature)
- Dizenjimi i materialeve promocionale për produktet e tipit suvenir të ideuara dhe prodhuara gjatë kohëzgjatës së këtij projekti si më poshtë:
- Etiketa produktesh
- Paketim produktesh
- Dizenjimi i një broshure informative turistike të rajonit të Beratit (16-20 faqe)

5. Data dhe Dorëzimi

Kohëzgjatja e procesit të aplikimit është

Data e shpalljes së kërkesës - 7 nëntor, 2015
Data e dorëzimit të aplikimeve - 30 nëntor 2015, ora 23:30
Data e shpalljes së fituesit - 5 Dhjetor 2015, ora 17:30

Dorëzmimi i aplikimeve do të bëhet në formë elektronike. Tabela financiare duhet të dorëzohet si document më vete në të njëjtin aplikim. Aplikimet e vona nuk do të merren në konsideratë.

Kopjet elektronike: Dokumentet në formatin MS Word dhe pdf duhet të dorëzohen pranë adresës së emailit info@albrafting.org.