1. Rafting ne Kanionet e Osumit
Nese ju pelqen natyra dhe jeni kurioz rreth Shqiperise se paeksploruar, bashkohuni me ne!
Do te shkojme drejt qytetit te bukur e trashegimise te UNESCO-s te Beratit dhe per rafting ne Kanionet e Osumit, Skrapar..

Berati eshte nje shembujt e rralle arkitektonik te periudhes osmane ne Ballkan. Berati deshmon per bashkejetesen paqesore te komuniteteve te ndryshme fetare dhe kulturore ne Shqiperi permes shekujve. Nder atraksionet e saj eshte nje keshtjelle mesjetare, e njohur si "Kala", e cila eshte ndertuar ne shekullin e 13, edhe pse origjina e saj datojne qe nga shek 4 p.e.s.

Eksperienca
Gjate ketij udhetimi dy ditor, ne do te kombinojme natyren, aventure, adrenalinen, argetimin, relaksin, emocionet pozitive dhe miqesine. Rafting do te ofrojne nje eksperience te paharrueshme. Natyra perreth dhe tingujt qetesues te rrjedhes se lumit kombinuar me 8 ujevarat dhe panoramen spektakolare te Kanioneve 3 milion vjeçare do te krijojne aventure per te mos u harruar.

Profili i Destinacionit: Aventure, Kulture, Natyre

Profili i Vizitorit: Dashamires i Natyres, i autenticitetit dhe tradites dhe eksplorues
Pika terheqese: Natyre- lume, mal, kanion
Mireqenie- Sport
Kulturore - keshtjella ilire dhe mesjetare, kisha, xhami, ura mesjetare, gastronomi, etnografi, folklor

Profili i Aktivitetit: Eko-Turizem

Dita I
• Mberritja ne Berat
• Akomodimi ne hotel
• Darka tradicionale

Dita II
• Mengjesi
• Nisja drejt Skraparit
• Rafting ne Kanionet e Osumit+ Dreka e Paketuar
• Mbarimi i programit

UDHEZIME

 Ju duhet te keni veshur:

-Rroba banjo
-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv
 
Ju duhet te keni me vete:

-Peshqir
-Rroba te ngrohta per t’u nderruar
-Sandale/Atlete per t’i  nderruar ne fund te udhetimit
 
Castle Park siguron per çdo turist  pajisjet e meposhtme :

Kostum neoprene qe ruan konstante temperaturen e trupit
Xhup Termik
Jelek shpetimi
Skafandra

Albania Rafting Group zoteron  mjetet lundruese dhe guiden profesionale te specializuar per te gjitha keto lundrime. Kapaciteti per nje grup turistesh eshte 45 persona per 1 itinerar. Ne mund te zhvillojme gjate dites 2 itinerare rafting.

Kujdes!! Udhetimet e rafting janeshoqerimin e Guides Profesionale te liçensuar nga Federata Shqiptare e Rafting si vijon: http://www.fshr.al/sq/aktivitetet/kursi-i-formimit-profesional-fshr.

Cdo pjesemarres duhet te kete parasysh :
-    mosha mbi 7-75 vjec (personat nen moshen 18 vjec, duhet te jene te shoqeruar nga nje i rritur)
-    te dije not
-    te jete ne gjendje shendetsore te mire dhe te kete konsultuar mjekun pergjate vitit.
-    te kete nje peshe jo me te rende se 100 kg (s’ka kufij per nivelin e ulet) 
Ne menyre absolute, personi nuk duhet te kete semundjet dhe nderlikimet e meposhtme:
-    semundje kardiake te cdo lloj
-    hipertension
-    humbje ndjenash te cfaredolloj natyre
-    Probleme te shtylles kurrizore dhe sistemit muskulor, te ndikueshem ne uljen e mundesise fizike te veteshpetimit.
-    probleme me aparatin e frymemarrjes
-    probleme  nervore
-    shtatezani
-    probleme me shikimin (miopi e rende, shkeputje te retines, glaukomi )
-    te jete nen ndikimin e ilaceve farmaceutike, droges, alkoolit .
* Per sportin rafting te nivelit te ulet (Klasa II e veshtiresise), nuk eshte e nevojshme te dihet not, por duhet patjeter te jesh ne gjendje te mire shendetesore. Femijet mbi 7 vjec mund te marrin pjese, vetem nen shoqerimin e nje te rrituri.
KLASA III E RAFTING
"Perkufizimi Ujera te Lundrueshme me disa rrembesa: Ju mund te lageni nga sterkalat e ujit."
Rrembesa te rregullta, e lehte per t’u lundruar, mund te arrije ne 3 deri ne 4 metra ne lartesi. Shmangia e gureve, apo pengesa te tjera gjate kerkon manovrim te thjeshte.

Kjo pakete vjen me nje çmim promocional prej
Çmimi 40 Eur/person perfshin rafting dhe dreken e paketuar
Çmimi 50 Eur/person perfshin rafting, dreken e paketuar dhe transportin
Çmimi 80 Eur/person perfshin akomodimin ne hotel (1nate), darka, mengjesi, dreka e paketuar, rafting.
Çmimet e mesiperme nuk perfshijne TVSH.
Nese doni te kujdesemi ne per transportin, ju lutemi na informoni.