Info te pergjithshme

Pyetje te shpeshta lidhur me rafting

Sporti rafting ne Shqiperi nuk ka shkalle te larte rrezikshmerie. Ajo varion nga klasa e pare ne te katert ne varesi te lumenjve dhe sezonit. Ju duhet te kontaktoni nje guide profesionale dhe te keni gjithe pajisjet e domosdoshme gjate ushtrimit te tij.
Ju duhet te keni me vete nje pale rroba banjo, nje komplet sportiv, nje pale atlete te vjetra/sandale te mbyllura, nje peshqir. Albania Rafting Group siguron te gjitha pajisjet (gomone, lopata, veshje qe ruajne konstante temperature e trupit, jeleke shpetimi, skafandra) ne baze te normave te KE ne perputhje te plote te sigurise.
Albania Rafting Group pranon edhe amatore ne turet rafting, pasi nje guide profesionale e Federates Shqiptare te Rafting shoqeron grupet e cdo gomoneje.
Rafting fillon nga muaji Shkurt deri ne Nentor dhe ushtrohet ne lumenj te ndryshem te Shqiperise ,ne muaj te ndryshem.
Po ju mund te beni rafting ne itineraret e lehta. Eshte e rendesishme qe mos te keni panik ne uje dhe ta doni lumin.

Dua t’ju takoj drejteperdrejte. Ku mund t’ju gjej?

Albania Rafting Group ka seli administrative ne Tirane, Rr. Abdyl Frasheri, n.31, Qendra e Biznesit “Hekla” dhe qender stervitore ne Berat, Castle Park, 1.5 km nga Ura e Gorices. Ju mund te na kontaktoni me sms ose telefononi ne 0672006621.

Nese dua te jem pjese e tureve tuaja, sa dite para duhet te rezervoj?

Preferohet qe ju te rezervoni te pakten 15 dite para. Gjithsesi ne mund ten a kontaktoni ne cdo moment dhe ne do t’ju informojme nese ka vende te lira.

Sa persona duhen per te bere rafting.

Preferohet mbi 6 persona, megjithate na kontaktoni sepse edhe nese jeni me pak ne mund t’ju bashkojme me grupe te tjera, nese ende ka vende te lira.

Mund te vijne dhe femijet per rafting?

Po. Femijet nga modha 5 vjeç jane te mirepritur ne itinerarin e Rafting per te Gjithe, i cili eshte i pershtatshem per te gjithe personat qe gezojne nje gjendje te mire shendetsore.

Mund te bej rafting ne shi , pasi jam regjistruar dhe ate dite do bjere shi?

Po, ne pjesen me te madhe te vendeve bie shi ose ka diell, pervcse kur ka shi me rrebeshe, rrufe dhe perben ceshtje te sigurise. Ne kete rast ne zhvendosim itinerarin e rafting per ne lugine te hapur te lumit. Pra rafting nuk anullohet. Nuk ka asnje rrezik nese beni rafting ne shi, ju do te lageni dhe mundesite jane te medha qe ne cfaredo kohe te lageni ne lume gjithsesi. Ne kemi udhehequr guida rafting ne shi, diell dhe ne deboren e vone te pranveres.

Udhezime lidhur me Rafting

Me poshte eshte nje liste udhezimesh qe ju duhet te mbani ne mend kur planifikoni te beni rafting!

Ju duhet te keni veshur:

- Rroba banjo
- Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
- Kostum sportiv

Ju duhet te keni me vete:

- Peshqir
- Rroba te ngrohta per t’u nderruar
- Sandale/Atlete per t’i nderruar ne fund te udhetimit

Albania Rafting Group siguron per çdo turist pajisjet e meposhtme :

- Kostum neoprene qe ruan konstante temperaturen e trupit
- Xhup Termik
- Jelek shpetimi
- Skafandra

Niveli i veshtiresise ne lumin Osum

Nentor - Janar: Kategoria 3
Shkurt - Prill: Kategoria 3
Maj - Korrik: Kategoria 2
Gusht - Tetor: Kategoria 2-3

Niveli i veshtiresise ne lumin Viose

Nentor - Janar: Kategoria 4
Shkurt - Prill: Kategoria 4
Maj - Korrik: Kategoria 3
Gusht - Tetor: Kategoria 3
Informacione te Pergjithshme

Rafting Sport

Cfare eshte Rafting Sportiv

Njerezit nuk merren me sport, sepse eshte qejf. Pyetni ndonje sportist, shumica e tyre vuan ne stervitje, por ata nuk mund ta imagjinojne jeten e tyre pa rafting. Ata jetojne per stervitjet, festat, brohoritjet, udhetimet e gjata me furgona, kampionatett, llojet e panumerta te veshjeve te ujit dhe per trajneret qei urrejne dhe i vleresojme. Ata jetojne ate qe njejne kur mundin ekipet e tjera, dhe duke e ditur qe oret teper ne lume duke u praktikuar ishin te vlefshme. Ata jetojne per menyren se si te behen nje familje me ekipin e tyre, ata jetojne per kenget e panumerta qe kendojne ne koken e tyre, ndersa trajnohen per ore te tera. Ata jetojne per konkurrencen, ata jetojne per miqte, stervitjet, kujtimet, dhimbjet. Kjo eshte cfare jane ata. Kjo eshte kush jemi. https://www.youtube.com/watch?v=850OGB0gmMk

A e dinit se: Albania Rafting Group eshte themeluese e Federates Shqiptare te Rafting, e cila prezantoi Shqiperine ne rrjedhat e nje pasioni te ri ne Kampionatin Boteror te Rafting, Çeki 2012: http://vimeo.com/90321994

Informacione te Pergjithshme

Rafting Mjedis

Pasion duke respektuar natyren

Kjo eshte e vetmja toke qe kemi, ndaj ne ndihemi me shprese tek shohim pjesemarrjen tuaj per te rritur ndergjegjesimin per ruajtjen e natyres dhe tek edukoni qytetaret per mbrojtjen e mjedisit. Kurre mos dyshoni ne faktin se nje grup i vogel i qytetareve te urte dhe te angazhuar mund te ndryshoje boten. Ne te vertete, kjo eshte gjeja e vetme qe ka ndodhur ndonjehere. Qellimi i veprimtarise yne shtrihet ne dy drejtime kryesore: Zhvillimi i sportit rafting ne Shqiperi ne baze te standarteve nderkombetare dhe te respektimit dhe mbrojtjes se natyres. Promovimi i udhetimeve te ndryshme rafting, ne sferen e turizmit kombetar dhe nderkombetar. Pasuria e kombit eshte ajri, uji, toka, pyjet, mineralet, lumenjte, liqenet, oqeanet, bukurite e peisazhit, habitate te faunes dhe te biodiversitetit ... kjo eshte e gjitha. Kjo eshte e gjithe ekonomia.

Prej ketu vjen gjithe aktiviteti ekonomik dhe punet tona. Keto sisteme biologjike jane pasuria mbajtjese e botes. Ndersa nje njeri duplikon nje fije bari, Natyra mund te qeshe me te ashtuquajturin njohurite e tij shkencore. Mjetet e ardhura nga kimikatet kurre nuk do te qendroje ne krahasim te favorshmem me produktet e Natyres, qeliza e gjalle e nje fabrike, rezultati perfundimtar i rrezeve te diellit, nena e te gjithe jetes. Vetem kur pema e fundit te vdese, dhe lumi i fundit te helmohet dhe peshku i fundit te kapet Ne do te kuptojme qe ne nuk mund te hame PARA. Mos harroni: Ne nuk e trashegojme token nga paraardhesit tane, ne e kemi marre hua ate nga femijet tane.

Albanian
Back to Top