Albania Rafting Group (ARG) eshte e para organizate sportivo-turistike ne Shqiperi, themeluese e Federates Shqiptare te Rafting, anetare me te drejta te plota ne Federaten Nderkombetare te Rafting.
Pasioni per natyren dhe sportin i shnderruar ne mision. Misioni per promovimin e Shqiperise nepermjet zhvillimit te veprimtarise se rafting sipas standardeve nderkombetare, ne perputhje te plote me respektin per natyren dhe mbrojtjen e mjedisit.
Nepermjet aktivitetit te saj, Albania Rafing Group ka ndihmuar ne zhvillimin e qendrueshem te turizmit aventure ne natyre duke terhequr nje numer gjithnje e ne rritje turistesh ne zonat e largeta dhe duke zgjatur kohen e qendrimit te tyre ne Shqiperi.

Kontributi i Albania Rafting Group ka qene i vazhdueshem ne gjenerimin e te ardhurave per turizmin lokal, duke ruajtur veçorite autentike te zones, krijimin e vendeve te reja te punes nepermejt formimit profesional te te rinjve ne drejtimin e aktiviteteve argetuese.

Albania Rafting Group i eshte dhene Çmimi i Turizmit Shqiptar/Ekologji 2012 nga Ministria e Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve.

Albania Rafting Group eshte renditur nga National Geografic si mbeshtese e parimeve te gjeo-turizmit nepermjet nismes nderkombetare “Western Balkans - Land of discovery”.

Albania Rafting Group eshte zgjedhur “Histori suksesi” nga USAID per zhvillimin e qendrueshem te produktit te rafting ne Shqiperi.

Albania Rafting Group ka marre pjese ne ekipin kombetar “Albanian Eagle” ne Kampionatin Boteror te Rafting ne Çeki, ne datat 23-28 gusht 2012, duke prezantuar Shqiperine ne rrjedhat e nje pasioni te ri.

Albania Rafting Group ka kontribuar nepermjet grupeve te saj te interesit ne permiresimin e infrastruktures turistike ne Shqiperi, konkretisht ne ndertimin e segmentit rrugor Çorovode – Hambull, me gjatesi 12.7 km, punimet e te ciles perfunduan ne vitin 2014 dhe u financuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ne nje vlere prej 4 milion Euro.